1. Cilat shërbime i ofron KullaNet?
• Kompania për furnizimin të internetit KullaNet përpos instalimit të internetit për çdo lloj veprimtarie ben edhe instalimin e qdo kompjuteri duke i’u mundësuar përkrahje të plotë klientëve.
2. Çfare është shpejtësia e internetit?
• KullaNet momentalisht ofron shpejtësinë 256kb/s mirëpo simbas porosive ekziston mundësia te rritet shpejtësia e internetit simbas nevojave të klientëve.
3. Sa është e sigurt linja e internetit?
• Sigurimi i rrjetës mund të mvaret nga faktorët ndërkombëtar, nga kompania jonë por gjithashtu edhe nga shfrytëzesit e internetit.
4. A ndodhë që të ulet apo rritet shpejtësia e internetit?
• Në kushte të zakonshme nuk ndodhë që të luhatet shpejtësia e internetit. Mirëpo, mund të ndodhë që kohë-pas-kohe të vështirësohet qarkullimi I informatave në rrjete ndërkobëtare në një interval kohor kur serverët janë më të ngarkuar (zakonisht në orët e mbrëmjes).
5. A ndodhë që të ç’kyqem fare nga interneti pa vullnetin tim?
• Mund të ndodhë, dhe për shumë arsye:
Nëse ka ndonjë prishje në bazat ndërkombëtare;
Nëse ka ndonjë prishje në bazat tona;
Nëse është shpërndarë ndonjë tip virus me aftësi dëmtuese;
Nëse ka ndonjë prishje në paisjet tuaja etj.
6. Cilat janë defektet e zakonshme?
• Ndër defeketet më të zakonshme mund të përmendim:
Problemet me energji elektrike;
Kushtet klimatike;
Defekte në karetlat përkatëse në ruter apo në kompjuterin e klientit;
7. Çfar duhet të bërë në rast defekti?
• Është mirë që të bëni një kontroll të përgjithshme në kompjuterin tuaj bazuar në rekomandimet e dhëna nga teknicienti i kompjuterit.
Nëse nuk keni gjetur ndonjë ç’rregullim në kompjuterin tuaj atëherë kontaktoni me teknicientin i cili e ka instaluar internetin tek ju dhe pyetni nëse defekti është tek ne.
Informacionet për defektet e mundshme dhe për mundësit e riparimit, klientët tanë do ti marrin rregullisht përmes emailit, si dhe në web faqen tonë të internetit www.kullanet.de.tl .
8. Si mund të kontaktoj me KullaNet?
• Zyret tona gjenden në fshatin Rrezar ish. Irzniq
Nr i Tel: 044/733-665
|