![]() |
||
1.Web faqja e prodhuesit te mirenjohur, Asus eshte rrembyer dhe ka shperndar kod i cili ka shfrytezuar ANI dobesine (Animated cursor). Per me teper detaje (ne anglisht):
http://blogs.zdnet.com/security/?p=155 2.Dell do te filloj se shpejti te zgjeroj oferten e tyre te kompjutereve me Linux te instaluar. Me shum mund te lexoni ketu:
http://www.dell.com/content/topics/g.../ideasinaction 3.Plaçkitet çdo shfrytëzuesi i dhjetë i internetit në Britani
Çdo i dhjeti shfrytëzues i internetit në Britani vitin e kaluar ka qenë i mashtruar, bëhet e ditur në hulumtimin që këtyre ditëve e zbatoi Qeveria briatanike.
Shfrytëzuesit në të shumtën e rasteve janë plaçkitur përderisa kanë blerë përmes internetit, meqë kriminelët lehtë kanë ardhur deri te të dhënat dhe kartelat bankare të njerëzve. Plaçkitjet në të shumtën e rasteve kanë ndodhur për shkak të faktit se shfrytëzuesit nuk kanë mbajtur llogari për mbrojtjen e programeve kompjuterike me të cilat kanë punuar, bëhet e ditur në raportin e Qeverisë britanike. Vjedhësit në të shumtën e rasteve kanë ardhur deri te të dhënat personale të shfrytëzuesve përmes spam-porosive të cilave njerëzit u janë përgjigjur. Në Britani të Madhe interenetin për çdo ditë e shfrytëzojnë 29 milionë njerëz të moshuar. 4.MySpace nga shpalljet fiton 25 milionë dollarë, ka deklaruar Rupert Murdoch, themelues i kësaj faqeje.
Kulmi i tërë kësaj është se gjatë tremujorit të fundit përfitimi i faqes është rritur për 30 për qind. Murdoch, në fjalimin e tij në “Digital Media Summit” ka deklaruar që faqja po ecën shumë më shpejt sesa mund ta ketë pritur ndokush. 5.Pirati i Uraleve që sfidon Bill Gates
I mbrojtur nga Putin e i kërcënuar me burg nga Microsoft, rusi është kthyer në VIP-in e momentit Paguhet rreth 170 euro në muaj, banon pak a shumë 10 mijë kilometra larg nga Siatëlli, në një nga fshatrat e humbura të Uraleve, ka një mbiemër mjaft qesharak, mban mjekër që do të ishte e denjë për një shenjt ortodoks dhe akuzohet se ka vjedhur njeriun më të pasur në botë. Akuzohet se ka shkaktuar dëme "mjaft të ndjeshme" (rreth 7600 euro) duke dhunuar të drejtat e autorësisë së kompanisë gjigande që është njëherësh pronë e njeriut më të pasur në botë, Bill Gates. E thënë me fjalë më të thjeshta, ka instaluar në kompjuterët e shkollës një sistem operativ Windows pirat dhe rrezikon dënimin me burgim që mund të shkojë deri në pesë vjet. Por çdo e keqe e ka një të mirë. Si për të kompensuar gjithë këtë, Aleksandër Ponosov, nga drejtor i një shkolle të humbur province, është kthyer në rusin më të rëndësishëm të momentit: mjafton të mendojmë që në mbrojtje e kanë marrë figura të tilla të rëndësishme të politikës globale, siç janë Mikhail Gorbaçov e Vladimir Putin. Gjithashtu, me kuptimin e plotë të fjalës, interneti zien nga moria e njerëzve që janë hedhur në mbrojtje të tij në shenjë solidariteti. Të gjithë janë vënë përkrah tij, njeriut të vogël që po bëhet viktimë e dy gjigandëve të pashpirt, drejtësisë ruse dhe Microsoft-it të Bill Gates. Ponosovi mori personalisht përsipër t‘u mësonte fëmijëve informatikën. Me ritëm shumë të shpejtë, ata që ndiqnin kurset e tij, fëmijë nga mosha 6 deri në 17 vjeç, u bënë plot 380. Mblidheshin nëpër 15 fshatrat e zonës me një autobus shkollor, tamam si në filmat amerikanë.
Por ky ishullth i lumtur ishte "ishull piratësh", siç deklaruan organet e rendit kur sekuestruan 12 kompjuterët e shkollës, duke i komunikuar drejtorit se gjendej edhe nën akuzën e përdorimit të programeve pirate. Sipas llogaritjeve, dëmi i shkaktuar ishte 266 mijë rubla, 7600 euro dhe për t‘u hyrë tratativave me drejtësinë nevojiteshin plot 2 mijë euro: një shifër që në Sepik është po aq astronomike sa vetë miliardat e Bill Gates. 6. 1TB Drive po vjen!
1TB Drive po vjen, dhe nuk behet fjale per Tuberkulozin po per Hard Drive te fundit, qe eshte 1000GB ne madhesi!
![]() Ne te mund te mbahen 250.000 kenge ne mp3, ose me teper se 1500 filma ne avi format me rreth 700mb secili! Ja dhe ca lajme nga industria prodhuese: http://www.efytimes.com/efytimes/ful...16599&magid=11 http://www.bootdaily.com/index.php?o...50&Item id=59 7.Virus i ri qe shkakton probleme
JU LUTEM, PERCILLENI KETE PARALAJMERIM TE SHOKET/SHOQET E JUAJ, PERSONAT QE KONTAKTONI:
Ju duhet te jeni ne dijeni gjate diteve vijuese: Te mos e hapni asnje porosi me fajllin e bashkangjitur te quajtur "Invitation" pa dallim se kush ja ka derguar, eshte virus qe hap Olimpic Torch i cili "djeg" te tere hard diskun C te kompjuterit tuaj. Pra mos e hapeni as nje lloj emaili qe ju vijn ne posten elektronike tuajen, sepse mund te jete virus. Kuptohet nqse nuk e njiheni EMAIL-in atehere mos e hapeni. Kujdes. 8.Disk i ri optik
Kompania Optwareka deklaruar zhvillimin enje disku te ri otpikal i krijuar ne baze te teknologjise optikale.
Lejon te shkruash rreth 200 here me shume informacione,se nje DVD-disk normal. Planifikohet qe madhesia e kesaj te jete e njejte si disku DVD. ![]() |
|
|
![]() |